Një incident i rëndë ka ndodhur në godinën e Teatrit Piccadilly jnë Londrën Qendrore. Teksa disa qytetarë ishin duke parë të luhej një pjesë teatri, papritur atyre iu rrëzua një pjesë e tavanit. Auditori West End u desh të evakuohej në vetëm 20 minuta ndërsa luhej vepra “Death Of A Salesman” pasi një pjesë e tavanit ra mbi anëtarët e audiencës.
Pesë spektatorë pësuan lëndime të vogla pas incidentit dhe dëshmitarët treguan se dëgjuan ulërima nga njerëzit që ishin ulur afër vendit ku ra tavani. Më shumë se 1.000 njerëz u evakuuan nga vendi, tha Policia