Categories Bota

Uragani Ida ‘tremb’ SHBA, nisin evakuimet në New Orleans

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km / orë kur të godasë bregun të dielën. Autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin. Në Nju Orlins kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit.

Por meqenëse stuhia u përshkallëzua shpejt në intensitet, kryebashkiakja LaToya Cantrell tha se nuk ishte e mundur të urdhëronte një evakuim të detyrueshëm për të gjithë qytetin, i cili do të kërkonte përdorimin e të gjitha korsive të disa autostradave për t’u larguar nga qyteti.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ka folur me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës.

“Kemi dislokuar në zonë ushqime, ujë, gjeneratorë dhe furnizime të tjera. Ekipet e mbështetjes së restaurimit të energjisë dhe komunikimeve celulare janë gjithashtu në terren. Jemi koordinuar gjithashtu ngushtë me kompanitë e furnizimit me energji për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Biden gjatë një seance informimi me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Presidenti Biden tha se FEMA dislokoi 500 anëtarë të personelit për reagimin emergjent në shtetet Teksas dhe Luiziana përpara stuhisë, përveç 2’000 punonjësve të FEMA-s që tashmë shërbejnë në mbështetje të përgjigjes ndaj COVID-it në këtë rajon.

Stuhia pritet të ulet në tokë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të Nju Orlinsit, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME