Categories Bota

Vaksina e vitit 1921 që mund të na mbrojë nga koronavirusi

Shkencëtarët në Britani të Madhe kanë filluar testimin e vaksinës BCG e zhvilluar në vitin 1921, për të parë nëse funksionon edhe kundër COVID. Sipas medieve të huaja, vaksina ishte krijuar për ta parandaluar tuberkulozin, por disa prova sugjerojnë që ajo mund të funksionojë edhe kundër infeksioneve të tjera. Rreth 1,000 persona do të marrin pjesë në testimin i cili do të realizohet në Universitetin e Exeter.

Derisa miliona njerëz në Britani të Madhe janë vaksinuar si fëmijë me BCG, mendohet se të njëjtit do të duhet të vaksinohen përsëri për t’u mbrojtur edhe nga sëmundjet e tjera. Vaksinat janë krijuar për të trajnuar sistemin imunitar në mënyrë që trupi të reagojë kundër një infeksioni të caktuar.

Ky proces gjithashtu shkakton ndryshime në ‘përhapje të gjerë’ në sistemin imunitar. Kjo duket se rrit përgjigjen ndaj infeksioneve të tjera, kështu edhe shkencëtarët shpresojnë që njerëzit të fitojnë avantazh kundër koronavirusit. “Kjo mund të ketë rëndësi të madhe në të gjithë botën”, u shpreh John Campbell nga Shkolla Mjekësore në Universitetin Exeter.

“PCG mund të na kursejë kohë disa vjeçare derisa të zhvillohen vaksinat kundër COVID-19 gjithashtu edhe trajtimet kundër sëmundjes”, shtoi Campbell. Testimi i vaksinës në Britani të Madhe vjen si rezultat i studimit ndërkombëtar Brace, i cili po zhvillohet gjithashtu në Australi, Holandë, Spanjë dhe Brazil; duke rekrutuar 10 mijë njerëz në total.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME