Categories Bota

Varianti “Omicron”, Mbretëresha anulon festën e “Krishtlindjeve” në Pallat

Mbretëresha Elisabeta e II ka anuluar festen Krishtlindjeve  tradicionale që mban çdo vit në Sandringham në Norfolk, pas situatës shqetësuese të infekitimeve në rritje të variantit Omicron. Monarkia do të qëndrojë në Windsor ku do t’i bashkohen anëtarët e familjes mbretërore.

Ndihmësit e Pallatit të Buckingham e përshkruan këtë si një vendim personal të  mbretëreshës. Është viti i dytë që pandemia sjell anulimin e udhëtimit të Krishtlindjeve të Mbretëreshës në Sandrigram.

Javën e kaluar Mbretëresha njoftoi se nuk do të organizonte drekën me familjen e saj para Krishtlindjeve. Edhe kjo në përgjigje të shqetësimeve për përhapjen e variantit të ri Covid. Nuk dihet se cilët anëtarë të familjes  do ta vizitojnë Mbretëreshën në Windsor për Krishtlindje, por një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se do të zbatohen “të gjitha udhëzimet e duhura”.

Mësohet se Downing Street ishte informuar për vendimin, por nuk ishte përfshirë në diskutimin e tij. Në vjeshtë, Mbretëresha u tërhoq nga një sërë ngjarjesh publike, duke përfshirë samitin e klimës COP26 në Glasgow dhe shërbimin e së Dielës së Përkujtimit, për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Ndryshimi i fundit i planeve nënkupton mungesën e  pjesëmarrjes se saj në Meshën Krishtlindjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME