Categories Bota

Vazhdojnë zjarret në Kaliforninë Jugore

Një autostradë e rëndësishme e Kalifornisë Jugore vazhdon të jetë e mbyllur për të tretën ditë me radhë ndërsa urdhri për evakuim vazhdon të jetë në fuqi pas zjarreve të furishme që si pasojë e erërave të forta rrezikojnë të përhapen edhe në pjesë të tjera të shtetit.

Më shumë se 200 zjarrfikës po luftojnë me zjarrin në lagjen Alisal, i shtrirë përgjatë 54 kilometrave katrorë të Qarkut bregdetar Santa Barbara. Autoritetet njoftuan se vetëm 5 për qind e zjarrit është e kontrolluar.

Kapiteni Daniel Bertucelli, zyrtar për informim në Departamentin e Zjarrfikësve në Santa Barbara, tha se kushtet e tokës dhe moti po vështirësojnë ndërhyrjen e tyre. “Erërat me shpejtësi 60 deri 80 kilometra në orë, thatësia e madhe dhe terreni i pjerrët, krijon kushtet për një zjarr, kontrolli i së cilit është shumë sfidues”, tha Kapiteni Daniel Bertucelli.

Zjarri që të hënën shpërtheu në një pjesë malore është shtrirë drejt oqeanit, duke detyruar mbylljen e autostradës së vetme dhe kryesore në atë pjesë të bregdetit. Zjarri po digjet disa kilometra larg qendrës historike Rancho del Cielo, që ishte dikur në pronësi të Ronald dhe Nancy Reaganit. Ekipet kundër zjarreve po mbrojnë fermën që dikur njihej si Shtëpia e Bardhë e perëndimit ku Presidenti Reagan kishte mirëpritur udhëheqës botërorë.

Bordi mbikëqyrës i Bashkisë Santa Barbara kërkoi nga Guvernatori Gavin Newson shpalljen e gjendjes emergjente, një vendim që do të mundësonte shfrytëzimin e burimeve shtesë për zjarrfikësit dhe ekipet e evakuimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME