Në pjesën veriore të Australisë është zbuluar një specie e re peshkaqeni dhe shkencëtarët kanë pohuar se kjo mund të tregojë shumë për teorinë e evolucionit.
“Të dhënat gjenetike tregojnë se speciet e zbuluara evoluuan pasi peshkaqenët u larguan nga zonat e tyre natyrale, u izoluan në vende të reja dhe zhvilluan specie të reja”, sqaron doktori Dudgeon, nga Universiteti i Queensland. Në filmimet e kapura, shihet se peshkaqeni i zbuluar së fundmi, përveçse të notojë, mundet edhe të ecë.