Bota

Zjarri përfshin qendrën tregtare, hùmbin jetën 4 persona (Video)

Të paktën katër persona humbën jetën  nga një zjarr në një qendër tregtare në Chizhou, një qytet në provincën Anhui të Kinës Lindore, mëngjesin e sotëm, sipas autoriteteve lokale të menaxhimit të emergjencave.

Zjarri shpërtheu në çatinë e qendrës tregtare në rrethin Guichi të qytetit rreth orës 08:52 të mëngjesit dhe kishte djegur një sipërfaqe prej rreth 400 metra katrorë, sipas Byrosë Anhui të Menaxhimit të Emergjencave të Provincës pasdite. Gjashtë persona u bllokuan nga zjarri dhe pasi u shpëtuan, u dërguan në një spital. Dy persona nuk patën dëmtime serioze, ndërsa katër të tjerët vdiqën, tha zyra. Autoritetet po hetojnë për shkakun e zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: