Categories Bota

Zvicra kundër rrymës: Mirëpresim turistët, por jo italianët!

Zvicra do të mirëpresë turistët pavarësisht pandemisë. Në Vierbier, ku ka pasur disa shpërthime në mars gjatë valës së parë, mjekët kërkuan që qyteti të izolohej. Pothuajse e njëjta gjë ndodhi në Ischgl, në Austri.

Në Verbier ka filluar përsëri turizmi, vend alpin ku mund të praktikosh sportin e skive. Në Ischgl, nga ana tjetër, do të duhet të presim deri më 6 dhjetor, kur të mbarojë bllokimi kombëtar i vendosur nga qeveria e Sebastian Kurz. Përveç Verbier aktualisht ka 10 vende të cilat turistët mund të vizitojnë. Këto përfshijnë Crans Montana, Andermatt, Davos dhe Zermatt që ndodhet në anën tjetër të Matterhorn, 9 km larg nga Cervinia.

Nëse në Itali nuk merret parasysh për të kaluar pushimet në pistat e skive, në Zvicër kjo gjë është e mundur. Edhe pse, ditët e fundit, i dërguari i OBSH-së David Navarro e përshkroi situatën në Zvicër  shumë “serioze” dhe masat e marra “shumë të buta”, vendi ka vendosur të mirëpresë turistët.

Italianët nuk  do të jenë të mirëpritur në shpatet e Zvicrës: Lombardia dhe zonat e tjera konsiderohen akoma “të kuqe”, prandaj ata që jetojnë atje nuk lejohen të shkojnë në Zvicër përveç nevojave të ndryshme të lejuara nga qeveria.

Për më tepër, në mars, në Engadine, një parajsë për milanezët e pasur, një familje italiane u konsiderua përgjegjëse për pandeminë: prandaj niveli i vëmendjes është maksimal. Nga ana tjetër, gjermanët dhe holandezët janë të mirëpritur të paktën për Krishtlindje. Ndërkohë Andermatt, ka një numër të kufizuar të skiatorëve, nuk lejohen më shumë se një mijë skiatorë në ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME