fbpx
Bota

Zvicra voton për heqjen e lëvizjes së lirë me BE

Zviceranët votojnë sot për heqjen e lirisë së lëvizjes me Bashkimin Europian, një propozim nga partia e parë zvicerane, Bashkimi Demokratik i Qendrës (UDC). Që të miratohet kjo iniciativë popullore e nisur nga UDC, nevojitet shumica e votuesve dhe shumica e 26 kantoneve zvicerane. Sondazhet parashikojnë një refuzim të nismës në gati 65%.

Nisma e UDC, e cila konsideron se Zvicra po vuan nga emigracioni i pakontrolluar dhe joproporcional dhe se vendet e punës janë të kërcënuara, synon të përfundojë Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë të Personave (AFMP) me Bashkimi Europian, e nënshkruar në 1999.

Qeveria zvicerane paralajmëroi votuesit se për shkak të së ashtuquajturës “klauzolë gijotinë”, miratimi i iniciativës do të çojë, gjashtë muaj më vonë, në përfundimin automatik të gjashtë marrëveshjeve të tjera bilaterale dhe do të rrezikojë të vërë në pikëpyetje traktate të tjera të rëndësishme të përfunduara me BE-në.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button