Categories Bota

Zyrtari në Pekin: Efektiviteti i vaksinave kineze është i ulët

“Efektiviteti e vaksinave kineze është i ulët”. Kështu ka deklaruar zyrtari më i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë, i cili tha se efektiviteti i tyre është i ulët dhe qeveria po konsideron përzierjen e tyre. “Vaksinat kineze nuk kanë norma shumë të larta mbrojtjeje“, tha drejtori i Qendrave Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, në një konferencë të shtunën në qytetin jugperëndimor të Chengdu.

Pekini ka shpërndarë qindra miliona doza jashtë ndërkohë që përpiqet të nxisë dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinës Pfizer-BioNTech, përcjell abcnews.al. “Tani është nën shqyrtim zyrtar nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit,” tha Gao.

Ndërkohë, zyrtarët në një konferencë shtypi të dielën nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me komentin e Gaos ose ndryshimeve të mundshme në planet zyrtare. Por një tjetër zyrtar i CDC tha që zhvilluesit po punojnë për vaksinat e bazuara në mARN. “Vaksinat e ARN-së të zhvilluara në vendin tonë gjithashtu kanë hyrë në fazën e provës klinike”, tha zyrtari, Wang Huaqing. Ai nuk dha asnjë afat kohor për përdorimin e mundshëm.

Ekspertët thonë se përzierja e vaksinave, ose imunizimi vijues, mund të rrisë efektivitetin. Studiuesit në Britani po studiojnë një kombinim të mundshëm të Pfizer-BioNTech dhe vaksinës tradicionale AstraZeneca. Vaksinat e bëra nga dy prodhues shtetërorë të ilaçeve, Sinovac dhe Sinopharm, janë eksportuar në 22 vende duke përfshirë Meksikën, Turqinë, Indonezinë, Hungarinë, Brazilin dhe Turqinë, sipas ministrisë së jashtme.

Efektiviteti i një vaksine Sinovac në parandalimin e infeksioneve simptomatike u zbulua të ishte deri në 50.4% nga studiuesit në Brazil, afër pragut 50% në të cilin ekspertët e shëndetit thonë se një vaksinë është e dobishme. Ndërkohë, vaksina Pfizer-BioNTech është 97% efektive. Ekspertët e shëndetit thonë se vaksinat kineze nuk kanë gjasa të shiten në Shtetet e Bashkuara, Evropën Perëndimore dhe Japoni për shkak të kompleksitetit të procesit të miratimit. Shqipëria është gjithashtu një ndër vendet që ka marrë vaksinën kineze, ndonëse nuk është miratuar nga rregullatori europian i barnave, EMA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME