Categories Lajme

Braçe: 22 kantiere pune në bashkitë e Qarkut Fier në një vit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe shpreh falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që kanë hapur dhe punuar në 22 kantiere në bashkitë e Qarkut Fier. Braçe shprehet se, “në një vit, hapëm mbi 22 kantiere për vepra të mëdha dhe dhjetëra të tjera për vepra më të vogla lokale në bashkinë Divjakë-Grabian, Cermë, Remas, Gradishte, bashkinë Lushnje-Kolonjë, Bubullime, Krutje, Allkaj”. Ai shton se një pjesë kanë përfunduar e kantieret janë mbyllur, një pjesë janë ende në punë.

“Qindra burra e djem nga zona kanë punuar në to. Merita më e madhe për secilën vepër u takon atyre. Ata e kanë bërë duke punuar çdo ditë, në kushte edhe të vështira. Unë u jam shumë mirënjohës për punën e kryer, shumë. Ndaj, shumë faleminderit çdo punëtori, duke nisur nga heronjtë e heshtur e punëshumë të bashkisë Divjakë-grupet e Dilaverit, deri tek punëtori i fundit në secilën vepër të përfunduar e në punë e sipër. Janë veprat e tyre, jo të miat! Njerëzit duhet ta dinë këtë!”, shprehet Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME