Një skandal është raportuar në Ministrinë e Shëndetësisë në Britani. Kanë dalë pamje teksa ministri Matt Hancock u ‘kap mat’ teksa shkëmbente puthje të zjarrta me sekretaren e tij Gina Coladangelo, të cilën e punësoi vitin e kaluar.

Coladangelo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës ‘Oliver Bonas’, e themeluar nga bashkëshorti i saj.
Milionerja punon për kompaninë e themeluar nga bashkëshorti i saj, ndërsa është gjithashtu edhe ‘krahu i djathtë’ i Ministrit të Shëndetësisë. Mediat zbulojnë se këta dy të fundit njihen prej kohësh dhe janë takuar për herë të parë në Universitetin e Oksfordit ndërsa punonin në radio studentore së bashku

Një burim i tha ‘The Sun’ se ishte ‘tronditëse që Ministri i Shëndetësisë kishte një lidhje jashtëmartesore në mes të një pandemie, me një sekretare që ai përdori paratë publike për ta punësuar”. Ndërsa, një mik i sekretarit tha se: “Ai nuk ka asnjë koment në lidhje me çështjet personale. Nuk është thyer asnjë prej rregullave”.
