“Mjeshtri i Madh” i këngës qytetare, Bujar Qamili po vijon përgatitjet për koncertet e radhës. Këto festa nuk do të jenë ndryshe për të, pasi është viti i 20-të që natën e ndërrimit të viteve nuk do ta kalojë me familjen e tij. Shpeshherë familja i ka kërkuar që të bëjë pushim, por të jesh këngëtar nuk është e lehtë thotë ai pasi ke detyrime edhe ndaj fansave. Ai ka 42 vite në skenë dhe këngët e vjetra qytetarë janë përla sipas tij, teksa ka kritika për tekstet dhe muzikën e sotme.
Categories
Showbiz
Bujar Qamili edhe këtë vit larg familjes! Mjeshtri i këngës tregon çfarë i ndodh çdo 31 dhjetor prej 20 vitesh
