Besart Berisha rikthehet protagonist duke gjetur golin në kampionatin australian. 34 vjeçari kosovar shënoi golin deciziv për ekipin e tij, Western United, i cili mposhti minimalisht 1-0 në transfertë Wellington Phoenix. Sulmuesi shndërroi në gol një krosim të ulët nga Risdon, duke i dhënë një start fantastik kampionatit.
Kur është luajtur java e parë në elitën e kampionatit australian, Western mban vendin e tretë me 3 pikë, aq sa Sydney dhe Wanderes. Berisha u transferua këtë sezon te United, pas eksperiencës mjaft të suksesshme te Melbourne Victory.
