Pasi që të shikoni një video të Fabio Wilmer nuk do ta shihni biçikletën më njësoj, shkathtësitë e guximi i tij do të ju mahnitë. Ai ka arritur mbi 500 milion klikime në kanalin e tij në Youtube deri tani. Çiklisti 24 vjeç, Fabio Wilmer, po mahnitë botën e deri tani ka mbledhur mbi 6 milionë ndjekës në rrjete sociale, kjo duke ju falënderuar shkathtësive të tij që të lënë gojëhapur në rrugë, mbi ura, shkallëve historike, maje mureve të kështjellave e maje bjeshkëve të mbuluara me borë duke kërcyer nga helikopteri.
“Njerëzit thonë se jam tërësisht i çmendur, që më ka lënë mendja dhe më quajnë edhe budalla” tha Widmer për rrjetin televiziv amerikan CNN. Përkushtimi që nevojitet për këtë lloj sporti ekstrem mund ta vëreni tek kanali i tij po ashtu ku ai nuk e fsheh se nuk është i pagabueshëm.
Njëra prej videove të tij-“Disa prej rrëzimeve të mija më të rënda”- përqendrohet në lëndimet që Wibmer i ka përjetuar, përfshi edhe eshtra të thyer dhe plagë të thella pasi që është përplasur në shtylla apo ka rënë nga vend punishte. Përkundër rreziqeve me të cilat përballet kur nget biçikletën, Wibmer nuk e ka plan të pensionohet së shpejti. “Nuk e di kur do të merr fund kjo apo se cili do të jetë videoja e fundit, por kam shumë ide tani për tani”. Videoja e fundit e këtij austriaku të guximshëm është xhiruar në Izrael dhe shkathtësitë e tij janë të shpalosura tërësisht në një produksion të lartë filmik.
