Categories Lajme

Çmimet e biletave të avionëve nga Rinasi një “çmenduri”, 300-400 euro në një drejtim

Edhe kjo verë nuk i ka shpëtuar çmimeve të larta të biletave të avionëve për fluturimet drejt dhe nga Italia e shtete të tjera ku jetojnë emigrantët. Për javët e fundit të gushtit të udhëtosh nga Tirana drejt qyteteve të shtetit fqinj është një çmenduri e vërtetë. Bileta kushton mbi 300 euro për të shkuar në Milano, Romë apo qytete të tjera, madje edhe 400 euro.

Me Blue Panorama drejt Milanos, Romës, apo Torinës, nga data 24 gusht deri në fund të muajit, çmimet e biletave janë 290 euro vetëm në një drejtim.

Me Alitalia vendet janë pothuajse të zëna dhe nëse do të blesh një biletë për në Romë, minimumi është 400 euro.

Edhe destinacionet e tjera janë shtrenjtuar ndjeshëm. Nga Tirana në Vjenë me Austrian Airlines, bileta kushton minimumi 330 euro në datën 24 dhe pas kësaj date rritet në 430 euro.

As operatorët low cost nuk janë të lirë. Me Wizz Air për në Londër mund të fluturosh me 370 euro.

Rritja e çmimeve të biletave drejt Shqipërisë në fillim të gushtit dhe nga Shqipëria drejt destinacioneve të tjera në fund të tij është një dukuri e përvitshme.

Burime nga Tirana International Airport (TIA) pohojnë se kjo dukuri lidhet me trafikun e rritur në dy-tre muajt e verës nga emigrantët. Vendet prenotohen me shpejtësi për të ardhur në Shqipëri në fillim të gushtit dhe për të ikur në fund të tij dhe kompanitë reagojnë duke rritur çmimet e biletave. Nga ana tjetër operatorët nuk kanë avionë të tepërt vetëm për këta dy-tre muaj, teksa i bëjnë planet e fluturimeve që në prill deri në tetor dhe nuk i shtojnë vetëm për gushtin.

Çmimet mbeten të larta dhe në 10 ditëshin e parë të shtatorit dhe më pas ulen, ku drejt Italisë mund të gjesh bileta edhe me 50-60 euro në një drejtim.

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit. Sipas të dhënave nga TIA në 2018-n, në total, pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.6 milionë (rritje 6%), duke zënë rreth 59% të totalit.

Ndonëse numri i operatorëve, përfshirë ata low cost, sa vjen e shtohet, Shqipëria vijon të ketë çmimet e biletave më të shtrenjtat në rajon.

Nga ana tjetër, Tirana International Airport (TIA), kompania që operon me koncesion aeroportin e vetëm në vend atë të “Nënë Terezës” arriti në vitin 2018 një normë fitimi rekord, sipas të dhënave në bilancin vjetor të 2018. Nga të dhënat në bilanc, të ardhurat e kompanisë për vitin 2018 ishin 6.4 miliardë lekë, ose rreth 51 milionë euro, me një rritje prej 7% në raport me vitin paraardhës. Ky është niveli më i lartë i të ardhurave i raportuar nga TIA. Performanca e mirë e të ardhurave është reflektuar dhe tek fitimet, të cilët arritën në 3.1 miliardë lekë (rreth 25 milionë euro), para taksave. Teksa shpenzimet janë rritur me ritme më të ulëta se të ardhurat, norma e fitimit ka arritur në 49%, pothuajse gjysmën e të ardhurave, me rritje dy pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

Hapja e një aeroporti tjetër në Kukës pritet të ulë çmimet e biletave, që janë ndër më të lartat në rajon. Qeveria ndërkohë është në negociata me koncesionarin e Rinasit për uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar. Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME