Categories Covid-19

10 raste në Vlorë, 495 raste në 24 orët e fundit, Tetë humbje njerëzore

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 8 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Situata duket se është përkeqësuar pasi shifrat janë çdo ditë në rritje. Po gjatë këtyre orëve, janë kryer 1927 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 495 persona.

Viktimat janë: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sa i përket situatës në tre spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale vijon t’ju bëj thirrje qytetarëve për zbatimin e të masave për parandalimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, për të mbrojtur shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë, 20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë, 12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë, 9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll, 3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë,  2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja  dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 495, Të shëruar ne 24 orë 141, Të shtruar në spitale 352, Humbje jete në 24 orë 8,
Testime ditore 1927, Testime totale 137,172, Raste pozitive 23,705, Raste të shëruara 12,002, Raste Aktive 11,146, Humbje jete 557.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5492, Durrës 963, Fier 905, Korçë 713, Shkodër 634, Elbasan 526, Lezhë 524, Vlorë 474, Berat 317, Kukës 266, Gjirokastër 221, Dibër 111.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME