Categories Covid-19

10 viktimà çdo minutë nga Covid në botë

Më shumë se 10 persona çdo minutë humbën jetën nga koronavirusi në mbarë botën në 24 orët e fundit, teksa u shënuan 14,480 viktima. Situata më e vështirë paraqitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vijojnë të përballen me një numër të lartë të vdekjeve ditore si pasojë e pandemisë së Covid-19. Autoritetet shëndetësore amerikane raportuan për afro 3500 viktima dhe mbi 126 mijë infektime ditore.

Meksika po ashtu është kthyer në ditët e fundit në një vatër të nxehtë të pandemisë. Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve shëndetësore, afro 1600 persona e humbën betejën me virusin në 24 orët e fundit. Ndërkohë që Europa po përballet me situata të ndryshme sa I përket përhapjes së virusit. Kështu, Spanja dhe Franca shënuan një përkeqësim të situatës së infektimeve, teksa raportuan një rritje të ndjeshme të rasteve të reja.

Në Britaninë e Madhe numri i infektimeve ditore shënoi gjithashtu një rënie, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetët e humbura, ku u shënuan më shumë se 1 mijë viktima. Me një situatë më të qetë po përballet Gjermania, ku edhe në këtë 24 orësh infektimet dhe vdekjet ditore shënuan sërish rënie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME