fbpx
Covid-19

169 raste të reja në 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid, 169 person a dhe dy të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.119 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë. Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë, mes të cilëve 659 kanë humbur jetën.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button