Categories Covid-19

31 raste në Vlorë dhe një humbje jete nga Vlora,ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 10 qytetarë. Ndërkohë që po sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 656 raste të reja, nga 2.174 testime të kryera si dhe 321 persona janë shëruar. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar. Qytetarët që kanë humbur jetën janë: 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Njoftimi i ministrisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat, për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona.

Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.174 testime, prej të cilave 397 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 321 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.352 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave nga 44 në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME