Covid-19

“5 miq më kërkuan aparate oksigjeni”, mjeku jep alarmin për pacientët me Covid që refuzojnë spitalin

Gjendja e pandemisë së Covid 19 në vendin tonë duket të jetë jashtë kontrollit, në një kohë që ftohja e motit pritet që të vështirësoje komunikimin ndërqytetas, për transportimit drejt Tiranës të pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku i shkarkuar i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja shkruans e vetëm dje i kanë telefonuar 5 miq të tij, të cilët i kërkonin që ti ndihmonte me aparate oksigjeni. Allkja lut të gjithë qytetarët që e kanë nivelin e oksigjenit nën 90% t’iu drejtohen spitaleve.

Postimi i plotë i Allkjas:

Sot më kanë telefonuar 5 miq që më kërkonin ti ndihmoja me aparat oksigjeni, pasi kishin famijarë të tyre në gjendje kritike dhe se nuk gjenin dot oksigjen në Tiranë .

Ju sadistë, ju që predikoni se në Shqipëri standartet mjekësore, spitalore janë më mirë se sa Gjermania e Italia, duhet të kafshoni gjuhët sepse shqiptarët po vuajnë të sëmurë nëpër shtëpi .

Unë nuk disponoj e nuk kam si jap aparate oksigjeni. Unë ndihmoj me këshilla e vizita ndonjë mik, por deri kaq . Ju bëj thirrje atyre që kanë famijarë të sëmurë nga covid-19, me SpO2 nën 90% t’ju drejtohen spitaleve ! Me respekt për qytetarët dhe jetën !

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close