Covid-19

6 raste në Vlorë, shënohen 21 humbje jete dhe 780 raste të reja në 24 orët e fundit

21 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 3171 testime të realizuara, 780 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë realizuar 18,247 vaksinime.

Informacion-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (5 Mars 2021) Raste të reja ditore 780 Të shëruar në 24 orë 757 Të shtruar në spitale 638 Humbje jete në 24 orë 21 Testime ditore 3171 Testime totale 482,456 Raste pozitive 111,301 Raste të shëruara 73,610 Raste Aktive 35,794 Humbje jete 1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 23361 Fier 2602 Vlorë 1804 Durrës 1623 Shkodër 1360 Gjirokastër 1164 Korçë 897 Elbasan 847 Lezhë 775 Berat 679 Dibër 355 Kukës 327

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: