Categories Covid-19

A infektohen më personat që kanë kaluar covid? Zbuloni përgjigjen

Sipas një studimi të ri, nga disa ekspertë nga Britania e Madhe, personat që e kanë kaluar koronavirusin nuk mund të infektohen më, madje janë të mbrojtur njësoj me ata që kanë bërë vaksinën. Por megjithatë, sipas tyre, ekziston një dyshim i vogël që virusi mund të rikthehet, por me shenja dhe pasoja shumë herë më të vogla.

Ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen. Por nuk përjashtohet mundësia që këta persona mund të jenë bartës të virusit, dhe e transmetojnë atë te të tjerët.

“Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes. Ndonëse duket lajm i mirë sepse mbron njerëzit nga infektimet e tjera, nuk është mbrojtje e plotë 100%.

Po, ekziston një përgjigje imune ndaj koronavirusit për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksionin pasi njerëzit mund të vijojnë ta transmetojmë. Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME