Categories Covid-19

“Adrenalina është hedhur me tepricë në tru”, Sazan Guri flet për ‘mjekimin’ që përdor ndaj covidit: Më ndihmon shumë

Prezenca e COVID-19 në jetët tona na ka privuar nga shumë aktivitete të përditshme. Takimet janë reduktuar, festat, sjelljet dhe përditshmëria ka marrë një tjetër rrjedhë. Këto komponentë kanë prekur drejtpërdrejt individët, të cilët jo pak herë, ngarkohen emocionalisht si pasojë e situatës kaotike që po përjeton bota. Ambientalisti Sazan Guri, i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, tregoi disa “truke” që njerëzit ta kalojnë sa me më pak tension këtë periudhë pandemie. Guri sugjeroi sa më shumë joga, gjithashtu dhe reduktimin e lajmeve në lidhje me sëmundjen. Sazan Guri tha ndër të tjera se kohët e fundit, po gjenden më së shumti farmaci se sa dyqane buke. E këto ndryshime sipas tij ndikojnë në gjendjen emocionale të qytetarëve.

“Më pëlqen kjo temë që të marrim masa që njeriu ta vuaj sa më pak këtë pandemi. Mua më ndihmon shumë doktrina e jogës, 20 vite më parë kam aplikuar një mjekim tjetër, unë në atë mënyrën time e zbatoj dhe ndihem mirë. Doktrina tjetër është që të mbajmë një qëndrim për ndotjen e mjedisit. Kjo më ka dhënë një lloj kulture. Pyetjes se përse femrat infektohen më pak, mendoj se ka një lidhje të madhe që këto tetë muaj dihet që mëlçia jep një adrenalinë që është helm dhe e rrezikshme.

Në këto tetë muaj ky lloj mediatizimi është negative, vdekjet numërohen, rastet gjithashtu. Shqipëria ka 1000 vdekje nga ndotja e ajrit. Në këto 8 muaj që mëlçia ka prodhuar aq shumë adrenalinë. Jeta e mbyllur, jetë e shkurtuar, takime të zbehta, të gjitha të reduktuara. Adrenalina 8 muaj është hedhur me tepricë në tru. Kemi më shumë farmaci se dyqane buke”, tha Guri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME