Categories Covid-19

Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet, Faber: Si e mora virusin

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka dhënë vetë diplomatja në një postim në rrjetet sociale. Ajo thotë se është testuar pozitivisht në Uashington sapo është kthyer nga Shqipëria. “Të dashur miq, Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV”, shkruan Faber.

Njoftimin e bëri, pasi thotë se ka takuar shumë miq dhe të afërm në Shqipëri. Ndërsa shkruan se kur u testua në Shqipëria rezultoi negative.

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë.

Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, thotë ambasadorja.
Ndërsa një këshillë e kishte për të gjithë: “Mos i hiqni në asnjë moment maskat. Uroj më të mirën për secilin nga ju!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME