Covid-19

AstraZeneca, 22 vjeçari ndahet nga jeta një ditë pas dozës së parë

Indonezia ka pezulluar shpërndarjen e një serie të vaksinës AstraZeneca për të kryer testet e sterilitetit dhe toksicitetit pas vdekjes së një 22-vjeçari një ditë pas imunizimit, tha ministria e shëndetësisë së këtij vendi.

Sasia  “CTMAV547” përbëhet nga 448,480 doza vaksinash që mbërritën në vendin e Azisë Juglindore muajin e kaluar. Ajo është pjesë e një ofrimi prej më shumë se 3.85 milion doza nga “Facility COVAX”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Disa nga dozat u shpërndanë në kryeqytetin “Xhakarta dhe në provincën e Sulaëesi Veriut, si dhe në ushtri”, shkroi ministria në një deklaratë.

Një komitet kombëtar i ngarkuar për të monitoruar efektet e vaksinimit Covid nisi një hetim pasi një 22-vjeçar nga Xhakarta vdiq një ditë pasi mori injeksionin e tij të parë të AstraZeneca. “Ai mori dozën e tij nga sasia CTMAV547,” tha zëdhënësja e ministrisë së shëndetit së vendit aziatik.

“Kjo është një formë e kujdesit nga ana e qeverisë për të garantuar sigurinë e kësaj vaksine,” tha Tamizi në një deklaratë, duke shtuar se shpërndarja e grupeve të tjera të vaksinave AstraZeneca nuk do të ketë ndikim. “Testi i grupeve mund të zgjasë të paktën dy javë”, tha kreu i komitetit të vëzhgimit të vaksinave, Hindra Iraëan Satari. “Pasi të jetë vërtetuar se është sterile dhe nuk përmban toksina, përdorimi i vaksinës do të rifillojë. Do të duhen të paktën dy javë”.

Që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar, Indonezia ka regjistruar afërsisht 1.74 milion raste të infeksionit. Numri i të vdekurve ka shkuar në 47,967. Qeveria ka shtyrë procesin e shpejtimit të programit të saj të vaksinimit për të kontrolluar përhapjen e virusit. Të dhënat zyrtare treguan se që nga e Shtuna, gati 9 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: