Categories Covid-19

AstraZeneca: Monitorim të detajuar personave që vaksinohen

Dy ekipe te pavarur shkencëtarësh gjetën se si vaksina e kompanisë AstraZeneca mund të shkaktojë një reagim të sistemit imunitar, i cili përgjigjet duke krijuar një antitrup përgjegjës për mpiksjen e gjakut në tru ose atë qe njihet si ishemi.

Kjo sipas studiuesve shpjegon edhe rastet e izoluara në Europë ku pas vaksinës disa persona kanë humbur jetën.  Disa shtete evropiane ndërprenë procesin e vaksinimit me AstraZneneca pasi më shumë se 30 persona u diagnostikuan me trombozë cerebrale. Pjesa më e madhe e të prekurve nga ky komplikacion i vaksinës ishin gra nën moshën 55 vjeç.
Zbulimi i ri do të sjelle monitorim me të gjatë dhe më të detajuar të personave që vaksinohen në mënyrë qe të parandalohen fatalitetet e trombozave.  Studiuesit theksuan se mjekimi do të ishte i mundur vetëm te pacientët ku shfaqen mpiksjet e gjakut, jo si mjekim parandalues.Informacioni tashme është shpërndarë ne çdo spital të Evropës.
Të enjten Agjencia Evropiane e Medikamenteve tha se nuk ka asnjë lidhje të provuar midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, bazuar në informacionin që ata kishin. Ata gjithashtu deklaruan se përfitimet nga vaksinimi kapërcejnë çdo rrezik të mundshëm.
Ne rrjedhim Gjermania vendosi të rinise vaksinimet me vaksinën AstraZeneca të premten. Deri të enjten Gjermania kishte injektuar mbi 10 milionë doza të vaksinave COVID-19, përfshirë vaksinën AstraZeneca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME