Covid-19

BE siguron edhe 100 milionë doza të tjera shtesë të vaksinës Pfizer

Kompania BioNTech dhe gjiganti i barnave Pfizer, do të furnizojnë Bashkimin Evropian me 100 milionë doza shtesë të vaksinës së prodhuar prej tyre. Lajmi është konfirmuar nga CNN, e cila shkruan se BioNTech ka deklaruar se numri i përgjithshëm i dozave që do t’i dorëzohen BE-së, do të jetë 600 milionë.

“100 milionë doza shtesë… do të ndihmojnë më tej për të mbështetur përshpejtimin e fushatave të vaksinimit në vendet e Evropiane”, u shpreh Sean Marett, shefi i Biznesit dhe një ndër zyrtarët më të lartë të BioNTech.

“Tani synojmë të shpërndajmë një total prej 600 milionë dozash në BE këtë vit, që mbulon dy të tretat e popullsisë së unionit dhe përfaqëson marrëveshjen më të madhe kumulative të furnizimit… që ne kemi rënë dakord deri më tani globalisht”, shtoi më tej ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: