Categories Covid-19

BE: Vaksinimi i 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës qëllimi jonë

Qëllimi i Bashkimit Europian është të vaksinojë 70% të të rriturve në secilin shtet anëtar “deri në verë”, tha Komisionerja e Shëndetësisë për Europën Stella Kyriakides gjatë një samiti virtual. “Çdo ditë po vaksinohen më shumë njerëz dhe ne po ndërmarrim vendime të rëndësishme për të rritur prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në.

Por ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se duhet të vaksinojmë pjesën më të madhe të popullsisë sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha Kyriakides. “Ne kemi vendosur një objektiv të përgjithshëm për vendet anëtare që ata duhet të vaksinojnë një minimum prej 70% të popullsisë së tyre deri në verë, është një qëllim ambicioz, por është i arritshëm,” shtoi ajo.

“Parashikimi rreth dërgesave është thelbësor për një shpërndarje efikase, dhe së bashku me vendet anëtare ne po punojmë vërtet 24/7 dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që kompanitë të përmbushin marrëveshjet tona. ” “Ne jemi gati të përfundojmë marrëveshje të reja të blerjes dhe po punojmë me prodhuesit për të adresuar çdo problem në zhvillimin e vaksinave,” shtoi Kyriakides.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME