Categories Covid-19

Berat, Rriten rastet e reja në radhët e arsimtarëve të infektuar, 3 mësues rezultojnë pozitiv

Situata e Covid-19 në vendin tonë vijon që të jetë shumë shqetësuese. Ndërkohë që në qytetin e Beratit, Covid-19 ka prekur edhe numër shumë të lartë të mësuesve. Raportohet se në qytetin e Beratit kanë rezultuar pozitivë, 1 mësues tek shkolla jo publik e “Irfan Ngjeqari”, 1 mësues në shkollën 9-vjecare në fshatin Laparadha, 2 punonjës të ASHK-së Berat, 1 punonjëse banke, 1 punonjës i OSHE-se,1 sanitare në një lokal në Berat.

Ndërkohë në Urën Vajgurore kanë rezultuar pozitiv, 1 mësues tek shkolla “5 Maji”, 1 punonjës në bashkinë Ure-Vajgurore. Sakaq në Skrapar ka rezultuar i preku një punonjës policie.

Kujtojmë se për herë të parë në vendin tonë është shënuar shifra më e lartë e personave të prekur me Covid-19, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 421 raste të reja. Ministria njofton po ashtu se 7 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkohë që të shtruar në spitale janë 346 persona.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME