Categories Covid-19

Britani, humb jetën pacienti i parë me variantin Omicron të COVID-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se ka humbur jetën pacienti i parë me variantin Omicron të koronavirusit. Në një deklaratë gjatë vizitës në klinikën e vaksinimit në afërsi të rajonit Paddington në perëndim të Londrës, Johnson u shpreh: “Fatkeqësisht po, rastet me Omicron po shtrohen në spital dhe fatkeqësisht është konfirmuar se të paktën një person me Omicron ka humbur jetën”.

Ai ka tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e vaksinave përforcuese në luftën kundër variantit Omicron. “Për mendimin tim duhet të vihet mënjanë mendimi se virusi është një version më i lehtë dhe duhet të ndërgjegjësohemi se ai vetëm po përshpejtohet brenda popullatës. Për këtë arsye gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të marrim të gjithë vaksinat përforcuese”, ka deklaruar Johnson. “Varianti Omicron mund të shkaktojë 25 deri në 75 mijë vdekje”

Ministri britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka vënë në dukje se varianti Omicron përhapet më shpejt se variantet e tjera dhe se deri në fund të këtij muaji në Britani mund të regjistrohen mbi 1 milion raste me Omicron. Edhe ekspertët kanë paralajmëruar se në vend mund të humbin jetën nga 25 deri në 75 mijë persona nëse nuk merren masa të ashpra kundër variantit Omicron.

Për shkak të variantit Omicron qeveria britanike ka marrë vendim për të punuar nga shtëpia, vendosjen maskave në ambiente të mbyllura dhe zbatimin e masave për pasaportën e vaksinimit në hyrje të vendeve si klube nate.

Në vend dje u regjistruan 1.239 raste të Omicron dhe me rritjen më të lartë ditore të përcaktuar që nga shfaqja e këtij varianti në vend numri i rasteve Omicron është rritur në 3.137. Britania, me 170 mijë vdekje është në pozicionin e vendit ku janë shënuar më shumë vdekje me burim COVID-19 në Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME