Categories Covid-19

Britania i hap dritën e gjelbër vaksinës AstraZeneca megjithë pikëpyetjet

Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZeneca për koronavirusin, megjithë pikëpyetjet e ngritura nga ekspertët lidhur me disa nga të dhënat e dala nga provat. AstraZeneca ka thënë se mund të ndërmarrë një studim tjetër për të vlerësuar efikasitetin e vaksinës.

Britania i kërkoi entit rregullator të qeverisë të shqyrtojë nëse vaksina është gati për prodhim në masë. Qeveria britanike ka siguruar 100 milionë doza të vaksinës, të krijuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, sasia më e madhe që ajo ka porositur krahasuar me çdo vaksinë tjetër kandidate.

Disa shkencëtarë ngritën dyshime në lidhje me saktësinë e rezultateve që treguan se vaksina ishte 90% e efektshme tek një nëngrup pjesëmarrësish në prova, të cilëve gabimisht iu dha në fillim një gjysmë doze, e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në garën globale për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19, ajo e AstraZeneca-s mendohet se ofron një nga variantet më të mira për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME