Categories Covid-19

Bullgaria: Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme edhe në publik

Bullgaria ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme duke nisur nga sot, në përpjekje për të frenuar valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. “Tashmë duhet të mbrohemi në tregje, stacione autobusi dhe stacione metrosh, rrugë dhe radhë pritjeje”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përveç rasteve kur është i mundur respektimi i një distance prej një metër e gjysmë.

Bullgaria, një vend me shtatë milionë banorë dhe që konsiderohet si anëtari më i varfër në Bashkimin Europian, ka kaluar këtë javë pragun e 1 mijë të vdekurve që prej shfaqjes së Covid-19, ndërsa numri i rasteve sa vjen e rritet.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Anguelov ngriti alarmin për situatën e personelit shëndetësor. “Ata janë të lodhur, një pjesë e madhe e tyre janë të kontaminuar, të sëmurë, disa janë në reanimacion. Ne kemi nevojë për ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë shtypi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME