Categories Covid-19

“Burri me Covid, por gruaja jo”: Shkenca shpjegon rastet e tilla

Kanë jetuar nën një çati, por njëri prej bashkëshortëve është infektuar dhe tjetri jo, ndonëse ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë duke u kujdesur për të. Kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha (veç të tjerash) që mundon njerëzit, por që shkenca e ka një përgjigje më në fund.

Studiues nga e gjithë bota, të udhëhequr nga Universiteti “Rockfeller” në Nju-Jork, kanë zbuluar se një përqindje e të infektuarve nuk prodhojnë dot molekulën përgjegjëse që i mbron nga viruset që sulmojnë trupin.

Me pak fjalë, e lidhin me gjenet. “Ne u përqendruam te personat e sëmurë rëndë dhe zbuluam se ka 10-12 për qind të rasteve që kanë një karakteristikë të veçantë gjenetike, çka i bën që trupi i tyre të mos jetë në gjendje të prodhojë interferon, molekulën e parë mbrojtëse”, citon Giuseppe NOvelli, mjek në një poliklinikë në Romë dhe president i fonacionit “Giovanni Lorenzini” në Milano. Veç kësaj molekule, studimi flet edhe për ndryshime të tjera gjenetike që sjellin rezistencë ndaj virusit për një grusht njerëzish që presupozohet të kenë imunitet natyror ndaj koronavirusit.

“Imuniteti nuk krijohet vetëm nga antitrupat. Ekziston gjithashtu dhe i ashtuquajturi imunitet qelizor. Në këtë rast është thelbësore të studiohen limfocitet. Ne kemi atë që e quajmë imunitet natyror, të ndërmjetësuar nga qelizat, në të cilin hyn në lojë sistemi imunitar qelizor, i cili mund t’ju mbrojë shumë herë më gjatë se antitrupat që mund të zhduken”, sqaron Roberto Luzati, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Triestes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME