Categories Covid-19

Covid-19 i merr jetën shkrimtarit nga Elbasani

Koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit nga Elbasani, Dhimo Tarusha. Shkrimtari ka ndërruar jetë pak orë më parë. Mësohet se Tarusha ishte i shtruar prej disa ditësh në spital, pasi ishte infektuar me Covid 19. Miqtë dhe të afërm të tij kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale për humbjen e shkrimtarit.

Novelisti dhe romancieri Dhimo Tarusha u lind e u rrit në një mjedis vllah në Ersekë më 28 dhjetor 1947, më pas fëmijërinë dhe gjithë jetën e tij e kaloi në qytetin e Elbasanit

Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane. Krahas kësaj ai përfshin në krijimtarinë e tij edhe fushën e monografive letrare dhe jetëshkrimeve për personazhe të shquar të komunitetit vllah e më gjerë.

Në tërë krijimtarinë e tij novelisti e romancieri ka vënë në fokus zhvillimet historiko-sociale, psikologjike e botëkuptimore, në fushën e traditave, zakoneve dhe gjuhës së elementit vllah, duke e lidhur ngushtë me fatet e popullit shqiptar, të shoqërisë shqiptare në përgjithësi me të cilin kjo etni është integruar, duke u bërë pjesë organike, por edhe origjinale dhe e pandarë e saj. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME