Categories Covid-19

COVID-19 – Italia ndalon edhe festat private në shtëpi dhe sportin amator

Autoritetet italiane vendosën të ndalojnë edhe festat private, madje edhe në shtëpi, si edhe pezulluan zhvillimin e sporteve amatore të kontaktit, të tilla si kalçetot. Këto janë dy nga masat më të forta që do të merren pas dy ditësh, pas takimit të autoriteteve shëndetësore dhe politike italiane dhe që, sipas asaj që mësohet nga burimet qeveritare, do të sanksionohen me anë të një dekreti të kryeministrit, Giuseppe Conte.

Këto masa do të shtonin frenimin për jetën e natës, me ndalimin nga ora 21:00 dhe me mbylljen e bareve dhe restoranteve në mesnatë (00:00). Meqenëse të dhënat tregojnë se infeksionet ndodhin kryesisht midis miqve, do të ketë një ndalesë në festat private, përfshirë edhe ato nëpër shtëpi.

Maksimumi në restorante do të jetë 30 persona. Pritet që këto masa, sipas të gjitha gjasave, të fillojnë nga e mërkura e ardhshme. Dje, Italia pati 5 724 raste të reja dhe 29 vdekje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME