Covid-19

Covid-19 në Shqipëri/ Rreth 1 mijë raste dhe tre humbje jete

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5812 testime, 998 raste të reja, 3 humbje jete dhe 866 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5812 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 998 qytetarë, në këto bashki:
306 raste në Tiranë, 90 në Shkodër, 70 në Durrës, nga 40 raste në Lezhë, Vlorë, 39 në Krujë, 36 në Elbasan, 30 në Fier, 29 në Kavajë, 28 në Sarandë, 23 në Lushnje, nga 16 raste në Kukës, Kamëz, Berat, 15 në Gramsh, nga 14 raste në Malësi e Madhe, Kurbin, Vorë, nga 12 raste në Gjirokastër, Mallakastër, nga 9 raste në Vau i Dejës, Patos, Korçë, 8 në Librazhd, nga 7 raste në Has, Divjakë, Pogradec, nga 6 raste në Skrapar, Kuçovë, Himarë, nga 5 raste në Dimal, Devoll, nga 4 raste në Rrogozhinë, Peqin, nga 3 raste në Belsh, Cerrik, Poliçan, Përmet, Delvinë, Roskovec, Shijak, Tropojë, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Prrenjas, Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq, Selenicë, Bulqizë, Fushë Arrëz.

Janë 12,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 3 qytetarë: një qytetar 43 vjeç nga Fieri, një qytetare 65 vjeçe nga Tirana dhe një qytetare 74 vjeçe nga Kavaja.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 866 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 139,257 që nga fillimi i epidemisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: