Categories Covid-19

Covid-19 në vend/ 139 raste të reja, 5 raste në Vlorë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 139 raste të reja dhe 5 humbje jete si pasojë e Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë.  Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME