Covid-19

Covid-19 në vend, 27 të infektuar 194 në spitale dhe 8 raste në Vlorë

Covid-19 në vend, 27 të infektuar, 5 të vdekur dhe 194 në spitale Në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 – 87 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: