Categories Covid-19

Covid në Shqipëri, shtatë humbje në 24 orët e fundit, 21 raste në Vlorë

Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit. Shkon në 2304 numri në total i personave që kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2966 testime të kryera, janë konfirmuar 286 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 543 persona. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2966 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 286 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 35 raste në Tiranë, 33 raste në Shkodër, 21 raste në Durrës, Vlorë, 19 raste në Fier, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Korçë, 11 raste në Kukës, 10 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Krujë, 7 raste ne Lezhë, Kavajë, Berat, 6 raste në Devoll, Pukë, Librazhd, Këlcyrë, 5 raste Malësi e Madhe, 3 raste në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë, Fushë -Arrëz, Gramsh, Shijak, Skrapar, Patos, 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Selenicë, Dibër, Rroskovec, Bulqizë, 1 rast në Tropojë, Rrogozhinë, Mallakastër, Mat, Poliçan, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,672 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 237 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, 1 qyetar nga Librazhdi, të moshave 54 – 71 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME