
Prefektura e Vlorës është mbyllur për shkak se një punonjës ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Burime bëjnë me dije se institucioni ka mbyllur dyert deri në marrjen e përgjigjeve për personat që kanë pas kontakt me të infektuarin.
Në qytetin e Vlorës janë aktualisht 270 persona aktivë me Covid 19, një pjesë e të cilëve dhe punonjës në administratën publike, në kopshte e në shkolla.
Prej ditësh në vendin tona janë shtuar ndjeshëm rastet e reja me Covid 19, ku vetëm dje u shënuan 301 raste të reja dhe 4 humbje jete në spitalet Covid, duke e çuar në 458 numrin e v.iktimave që kanë ndëruar jetë që prej fillimit të pandemisë. Prej një jave tashmë maska është bërë e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë, por kjo ende nuk është reflektuar në rastet e reja ditore që sa vijnë edhe shtohen.