Categories Covid-19

Disa punonjës të prekur me Covid 19, mbyllet Gjykata Administrative e Apelit

Është pezulluar deri në datën 30 Tetor punë në Gjykatën Administrative të Apelit, në Tiranë, për shkak se disa punonjës së saj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Kёshilli i Gjykatёs Administrative tё Apelit, nё mbledhjen e zhvilluar nё datёn 27 Tetor 2020, nё kushtet kur rezulton se disa prej punonjësve të administratës gjyqësore kanë shfaqur simptoma të infektimit nga COVID 19 dhe po trajtohen nga ana mjeksore për këtë infeksion, në funksion tё reduktimit të transmetimit të infeksionit midis punonjësve apo dhe përdoruesve të gjykatës dhe sigurimit të zbatimit me rigorozitet të protokolleve të përcaktuara për situatën COVID 19, për t’i siguruar punonjësve standartin e nevojshëm në punë dhe sigurinë për shëndetin e tyre, me vendimin nr.6 datë 27.10.2020 vendosi:

Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën Administrative të Apelit.

Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria gjyqësore që lidhet me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari relator, si dhe shërbimet gjyqësore e administrative të ngutshme moskryerja e të cilave passjell humbje të afateve të parashikuara në ligj. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, do të jetë deri në datën 30.10.2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME