Categories Covid-19

Do të vijnë 500 mijë vaksina kineze/ Miratohet në qeveri kontrata e blerjes së tyre

Problemet e krijuara me mungesën e vaksinës Coronavac, si në Tiranë edhe në rrethe, pritet të zgjidhen këto ditë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, ka kaluar kontrata për 500 mijë doza të tjera të vaksinës Coronavac, të cilat do të vijnë nga distributori turk.

Më herët, qeveria shqiptare kishte rënë dakord në parim për një sasi prej 1 milion vaksinash, por kontrata e parë u bë për 500 mijë, të cilat u aplikuan me shpejtësi te qytetarët, bazuar në planin e vaksinimit, ku pjesa më e madhe e qytetarëve ka bërë dozën e parë dhe vetëm disa prej tyre arritën të merrnin të dyja dozat. Ka pothuajse një jave, që ata të cilët duhet të bënin dozën e dytë të vaksinës Coronavac, nuk u vaksinuan për shkak të mungesës së vaksinës.

Përveç Tiranës, mungesa janë krijuar edhe nëpër qendra shëndetësore në rrethe. Por, këtë të mërkurë, ka marrë miratimin në qeveri, sasia prej 500 mijë vaksinash të tjera, të cilat pritet të mbërrijnë së shpejti. Ekspertët e vaksinimit u bëjnë apel qytetarëve, që nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi shtyrja në kohë e dozës së dytë nuk krijon asnjë problem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME