Categories Covid-19

VIDEO\Doktori vlonjat rrëfen betejën me Covidin tek Infektivi

Doktori  vlonjat ka rrëfyer betejën e tij me koronavirusin në spitalin Infektiv ku qëndroi i shtrirë për dy javë. Në një video të publikuar nga ministrja Manastirliu, ai duket se ka qëllim të hedhë poshtë të gjitha akuzat për keqmenaxhimin e pandemisë dhe vlerëson qeverinë për mënyrën se si i kanë shërbyer dhe e kanë ndihmuar që ti shpëtojë vdekjes.

“Jam Ismail Luka, me profesion mjek stomatolog. Në datën 29 Tetor bëra tamponin, pastaj një skaner në Vlorë dhe ika direkt në Tiranë në spitalin Infektiv. Aty u shtrova ku qëndrova dy javë. Gjatë këtyre ditëve, shërbimi ishte i shkëlqyer që nga infermierët deri tek mjekët.

Falë fatit tim dhe mjekimit që u bë në Tiranë, jam komplet i përmirësuar dhe dalëngadalë po e marr veten. Ishte një shërbim i jashtëzakonshëm. Për mua janë heronj. Dua të përmend Tritan Kalon, Najada Comon që me këshillat dhe mjekimin e tyre arrita që ti shpëtoj vdekjes se kur kam arritur në Tiranë kam qenë me 30% i prekur nga mushkëritë”, tha Luka.

Ndërsa gruaja e tij, Zenepe Luka,  me profesion gazetare nuk i kurseu fjalët e opozitës, më konkretisht Petrit Vasilit dhe Tritan Shehu duke ngritur pyetjen se cfarë do të bënin më shumë se Manastirliu. Sipas Lukës, imazhet e viktimave nga morgu i Tiranës nuk duhet të ishin bërë publike ndërsa i sugjeron opozitës të vendosë një vilë në dispozicion për ta kthyer në spital Covid që të mjekojë të infektuarit.

“Situata shëndetësore e bashkëshortit tim ishte kritike. Kur i bëra skanerin dhe doli me 30% të mushkërisë, u alarmova dhe është nisur brenda orës në Tiranë me ambulancë, i shoqëruar me infermier, me oksigjen. Le të besojnë të gjithë njerëzit e ndershëm, të gjithë ata që kanë shpirt dhe zemër dhe flasin e besojnë në emër të ndjenjës njerëzore, një përkujdesje e jashtëzakonshme.

Në ditën e katërt arritën që të bënte përmirësim dhe të bëhej kthesa drejt jetës. Ata gjenin kohë 1 minutë në ditë të më shkruanin për gjendjen shëndetësore. Edhe si gazetare e ndjek situatën orë pas ore. Një ministre e re në moshë por me zemër të madhe. Kur e pashë që u përlot në Parlament sepse opozita i fyen, i shan, i akuzon, them ‘O Zot, edhe në këtë situatë kur diskutohet jeta e njeriut nuk po bashkohemi që të punojmë për të shpëtuar njerëzit.’

Pashë lajmin në Greqi që të gjithë deputetët të të gjitha partive politike ikën nga parlamenti dhe veshën bluzat e bardha, mjekët. Këtu te ne jo vetëm që nuk e bëjnë këtë por me daljet e tyre në publik por arrijnë edhe të denigrojnë gjoja që nuk po punohet etj. Nuk do i toleroja dot fotografitë që nxori opozita me të vdekurit në morg. Edhe media nuk duhet ti transmetonte. Nëse do ishte Vasili i LSI-së, cfarë do bënte më shumë se ministrja tani. Tritan Shehu, urdhëro të veshi bluzen e bardhë, të shkojë të shërbejë. Cili është kontributi i tyre? Përse nuk vunë një vilë në dispozicion dhe të shndërrohej në spital Covid për të mjekuar njerëzit?”, tha Zenepe Luka gazetarja nga Vlora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME