Covid-19

Doza e tretë/ Eksperti: Pse njerëzit hezitojnë ta bëjnë vaksinën

Doktor Arbër Shehu, kërkues shkencor në universitetin John Hopkins, ka folur përmes një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” lidhur me dozën e tretë të vaksinës. Ai ka sqaruar se për cilat kategori rekomandohet dhe kur duhet aplikuar kjo dozë. “Para dy ditësh, organizata ka marrë vendim që së pari të shikohet vetëm për grupin e personave apo për kategorinë e personave me imunitet të dobësuar dhe persona të moshuar mbi 65 vjeç”. Më tej, Shehu ka theksuar se doza e tretë nuk ka një stinë që pritet të fillohet, por varet se kur trupit është imunizuar me dozën e dytë.

Kjo nuk varet me sezone, sipas hulumtimeve të fundit. Kjo varet prej kohëzgjatjes së qendrueshmërisë në mbrojtje ndaj infeksionit dhe hospitalizimit. Zakonisht në bazë të të dhënave të fundit, kjo dozë mund të merret mbas muajit të tetë dhe kjo varet te individi kur ëshë vaksinuar. Nuk do të thotë që të fillohet në vjeshtë apo në dimër, por varet kur ka qenë imunizuar me dozën e dytë”. Sa i përket personave që hezitojnë ta bëjnë vaksinën, ai u shpreh se kjo ndodh nga mungesa e informacionit.

“Sa i përket asaj që njerëzit hezitojnë për të bërë vaksinën ka shumë faktorë dhe njëri prej tyre është mosinformimi i duhur, mosqasja e drejtë ndaj shkencës. Kjo ka faktor që varet vendi dhe lokacioni, për shembull duhet që institucionet në Shqipëri dhe Kosovë se duke e ditur që ne jemi duke shkuar në një fazë të globalizimit, atëherë njerëzit në një farë mënyre nuk kanë faj sepse informohen nga çdolloj reviste i cili bëhet në mënyrë jo zyrtare”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: