Një gazetar dhe komentator sportiv i qytetit të Fierit, Mikel Mbriçaj ka ndërruar jetë prej COVID-19. Mbriçaj ushtronte profesionin e tij në Fier dhe është shuar në moshën 62-vjeçare pikërisht pasi u infektua nga virusi.
Ai ishte i angazhuar në fushën e sportit dhe i mirënjohur nga komuniteti fierak teksa nuk kanë munguar as mesazhet e ngushëllimi nga miqtë e tij të afërt apo ata që e njihnin. Lajmi për humbjen e gazetarit konfirmohet në rrjetet sociale nga miqtë e tij.