Covid-19

Ekspertja për vaksinën: E sigurt, e ngjashme me vaksinën e gripit

Përgjegjëse e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj është shprehur sot se vaksinat kineze të ardhura ditën e djeshme në Shqipëri janë të sigurta dhe efektive. Ajo e ka cilësuar atë si një vaksinë të ngjashme me vaksinën e gripit.

“Është një vaksinë e sigurt. Është një vaksinë që ka marrë autorizimin e përdorimit në vendin e vet, gjithashtu dhe në 22 vende të tjera. Janë me miliona doza të administruara dhe nuk ka pasur asnjë lloj efekti anësor. Është shumë e ngjashme me vaksinat e gripit.

Pra si praktikë, si teknologji ndryshon nga AstraZeneca dhe Pfizer, por është e ngjashme me atë të gripit, që është një teknologji e mirënjohur tashmë. Kështu që prandaj dhe kjo ka lehtësira. Kjo ka vaksinë ka aplikuar dhe te Organizata Botërore e Shëndetësisë për të marrë parakualifikimin”, tha Nelaj.

Kujtojmë që vaksina kinezë erdhi ditën e djeshme në Shqipëri dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, teksa nga Rinasi është shprehur se është në bisedime për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në vend. Teksa në vend ka filluar vaksinimi është premtuar nga se të hënën do të nis vaksinimi masiv.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: