Covid-19

Foshnja merr vaksinën anti- Covid, prokuroria nis hetimet në Turqi

Pretendohet se një foshnje në Izmir të Turqisë ka marrë vaksinën anti- Covid dhe sipas mediave vendase, prokuroria ka nisur një hetim. Gjithashtu, hetimi ka nisur edhe mbi deklaratat e bëra nga një pedagog i Universitetit Egje, i cili tha se në disa qendra shëndetësore, foshnjat u vaksinuan kundër koronavirusit.

“Ndonjëherë gjërat ndodhin gabimisht. Për shembull, ata mund ta përziejnë atë vaksinë me një vaksinë tjetër, vaksinën e hepatitit B, vaksinën e fruthit. Ndodh që fëmijët e vegjël të vaksinohen kundër Covid”, tha prof. dr. Zafer Kurugöl, gjë që shkaktoi indinjatë në shoqëri. Më vonë, deklarata e tij ndryshoi duke thënë se vetëm një foshnjë u vaksinua gabimisht dhe se Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ për çështjen.

Ministria deklaroi se ekziston një sistem i sigurt i gjurmimit të vaksinave dhe se i gjithë procesi i vaksinimit është i monituar në çdo hap. Megjithatë, CNN Turk raporton se ata kanë nisur hetimet për personat e përfshirë në këtë ngjarje dhe se detajet pritet të publikohen në vijim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: