Categories Covid-19

Gjashtë miliardë doza vaksinash të injektuara në botë

Gjashtë miliardë doza vaksinash antiCOVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, megjithatë ende me po aq pabarazi në aksesin ndaj tyre, veçanërisht në vendet e varfra, ndërsa rreth 15 vende tashmë po administrojnë dozat e treta. “Të paktën 6,008 miliardë doza janë injektuar në të gjithë botën”, sipas një raporti nga burimet zyrtare, i publikuar sot.

Vaksinimi në botë ka përparuar me një ritëm të qëndrueshëm për tre muaj: niveli i gjashtë miliardë dozave të injektuara u arrit në 29 ditë, në vazhdën e miliardit të katërt dhe të pestë, të arritur në 30 dhe 26 ditë respektivisht, raporton ATSh. Uashingtoni dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të vendosë objektivin e 70 për qind të personave të imunizuar plotësisht në secilin vend brenda një viti.

Një prag që SHBA-ja, ku më pak se 55 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, nuk e ka arritur ende dhe që vetëm një pakicë e vogël e vendeve, përfshirë shtatë në BE, e kanë kaluar deri më tani, si Franca, Portugalia ose Spanja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME