Categories Covid-19

Gjermania në alarm nga infektimet rekord, Merkel tjetër thirrje qytetarëve

Para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë. “Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz”, tha Merkel të shtunën.
Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve.

Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm në një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë. “Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.” Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME